Nagavci: Gjyqtari Beqir Kalludra, “e ka ngrënë turpin me bukë”

Lajme

Nagavci: Gjyqtari Beqir Kalludra, “e ka ngrënë turpin me bukë”

Më: 3 janar 2018 Në ora: 19:09
Arbërie Nagavci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, ka theksuar se më dënimin e katër deputetëve të VV-së, nga Gjykata Themelore e Prishtinës, është dënuar Republika e Kosovës.
Ajo në profilin e saj në Facebook ka shkruar se ky dënim lidhet me një sistem gjyqësor me diktat politik, duke shtuar se kemi të bëjmë me përpjekje për persekutim të kundërshtarëve politik.

“Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli, Donika Kadaj janë përfaqësues të zgjedhur nga populli. Ata kanë kryer me nder e përgjegjësi detyrën e tyre, mbrojtjen e integritetit territorial. Sot nuk u dënuan vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Sot u dënuam secili prej nesh. Sot u dënua populli i Kosovës, sot u dënua Republika e Kosovës, u cënua shtetësia, u minua edhe një herë sistemi i drejtësisë”, ka shtuar Nagavci.

Sipas saj, ishin dyqind e pesë mijë qytetarë që shprehën kundërshtimin e tyre në peticionin që paraqiste mospajtimin me marrëveshjet që cënonin qenësinë e republikës; pra logjikisht pëlqimin me qëndrimin e deputetëve tanë në mbrojtje të republikës.

“Veprimi i tyre është arsyetuar dhe legjitimuar dhe nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.  Por, gjyqtari Beqir Kalludra, zgjodhi të suprimonte edhe vullnetin e qytetarëve, edhe aktgjykimi e kushtetueses edhe obligimin e kushtetues të deputetëve për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial”, ka shtuar Nagavci.

Ai ka theksuar se populli për gjyqtarët si Kalludra sipas saj, e ka shprehjen “e ka ngrënë turpin me bukë, andaj dhe s’mund të presim të kenë ndjenjë faji e përgjegjësie”.

“Proceset e montuara politike kanë dështuar përgjatë historisë, ato do të dështojnë përsëri”, ka shkruar Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat