Vrau motrën në mes të Prizrenit, kush është shqiptari i ekstraduar nga Britania

Lajme

Vrau motrën në mes të Prizrenit, kush është shqiptari i ekstraduar nga Britania

Më: 5 janar 2018 Në ora: 12:57
Prizren

Një shqiptar nga Kosova me inicialet S. K., është ekstraduar nga Britania e Madhe me kërkesë së policisë së Prizrenit, pasi akuzohet se ka vrarë motrën e tij në mes të qytetit në vitin 2013 në Prizren.

Sipas zyrtarëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit krahas S. K., organet e hetuesisë janë duke e kërkuar edhe një të dyshuar tjetër lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në Prizren, e ndodhur 4 vite më parë.

Ngjarja ka ndodhur më 4 qershor të vitit 2013, në rrugën “Qazim Berisha”, afër rrethit të Bazhdarhanes, ku i dyshuari pasi kishte kryer vrasjen kishte ikur në drejtim të paditur. Mbeten të paqarta motivet e vrasjes së motrës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat