Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, urojnë Ali Ahmetin për Ligjin e gjuhës shqipe

Lajme

Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, urojnë Ali Ahmetin për Ligjin e gjuhës shqipe

Më: 11 janar 2018 Në ora: 23:05
Ramiz Lladrovci, Ali Ahmeti dhe Bekim Jashari

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari dhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e aprovimit të sotëm të Ligjit për gjuhën shqipe, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kanë përgëzuar liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti, duke theksuar se “ka ngadhënjyer e drejta dhe angazhimi i pareshtur nacional Juaji për liri, barazi dhe unitet”.

Jashari dhe Z. Lladrovci, kanë theksuar në rrjetin social se “gjuha jonë e bukur, nga sot, duke marrë miratimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, rikonfirmon fitoren e forcave përparimtare dhe është garanci e pjekurisë politike për këtë të arritur të madhe demokratike”.

Ja postimi i plotë në rrjetin social:

Të dashur vëllezër e motra në Maqedoni,

I dashur vëlla Ali,

Sot, me aprovimin e Ligjit për gjuhën shqipe, u shënua një përparim i madh për të gjithë, duke ngadhënjyer e drejta dhe angazhimi i pareshtur nacional Juaji për liri, barazi dhe unitet.

Gjuha jonë e bukur, nga sot, duke marrë miratimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, rikonfirmon fitoren e forcave përparimtare dhe është garanci e pjekurisë politike për këtë të arritur të madhe demokratike.

Urojmë që ky sukses i fillimvitit të jetë pjesë e mbarësisë dhe sukseseve tjera për të gjithë, në rrugën tonë të përbashkët evropiane dhe vlerave të saj,

Përgëzime vëllazërore nga Skënderaji dhe Drenasi nga Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat