Djali i shqiptarit nga Amerika, zbulohet si komandant i ISIS-it - Bota Sot
Djali i shqiptarit nga Amerika, zbulohet si komandant i ISIS-it

Lajme

E mërkurë, 17 tetor 2018

Djali i shqiptarit nga Amerika, zbulohet si komandant i ISIS-it

Më: 14 janar 2018 Në ora: 09:26
Zulfi Hoxha

Shqiptaro-amerikani u bën thirrje myslimanëve në SHBA të kryejnë sulme terroriste. “The Atlantic” ka botuar sot një speciale të gjatë për djalin e pronarit shqiptar të një picerie në New Jersey që është vënë në krye të Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut (ISIS).

Ka pasur edhe raste të mëparshme shqiptarësh të përfshirë në terrorizëm dhe në radhët e ISIS, po asnjë nuk ka arritur në nivelin e Zulfi Hoxhës.
Hoxha njihet tani si një nga komandantët kryesorë të Shtetit Islamik dhe një nga fytyrat e përpjekjeve të grupit për rekrutim.

Sipas të dhënave federale, ai u largua nga SHBA në 6 prill 2015 dhe katër ditë më vonë ndodhej në një kamp stërvitor të ISIS. Për gjashtë muaj sipas disa zyrtarëve të rendit dhe sigurisë, ai ishte personazh në një video të tmerrshme.

Këto rrjete janë të rëndësishme për rekrutimin e të rinjve për t’u dërguar në Irak e Siri. Disa prej tyre, si Zulfiu janë lidhur nëpërmjet internetit dhe pastaj me anë të kontakteve të reja, lidhen me ndihmës të ISIS që i sigurojnë udhëtimin drejt Sirisë.

Sot, ISIS është duke humbur gjithnjë e më shumë terren dhe pyetja që vijon është ku do të shkojnë këta njerëz që po humbasin luftën?

Në maj 2017, zyra e medias së ISIS, në provincën Nineveh, në Irak lëshuan një video 45-minuta me titullin: “Ne do t’i kthejmë me siguri në rrugët tona”. Ashtu si shumë video nga ISIS edhe në këtë shfaqen disa luftëtarë vullnetarë nga vende të ndryshme. Një nga njerëzit e maskuar është një amerikan që e quan veten “Abu Hamza al-Amriki”.

Duke folur me theks amerikan, ai kritikon Amerikën dhe u bën thirrje besimtarëve në SHBA që të bëjnë sulme brenda vendit: “A nuk jeni në gjendje që t’ia ngulni thikën një kafiri? Ta hidhni poshtë nga një ndërtesë? Ta shtypni me makinë? Çlirojeni veten nga zjarri i Ferrit duke vrarë një kafir”.

Më pas ai tregon para kamerës disa raketahedhëse, prodhim amerikan, që thotë se ua kanë marrë grupeve të armatosura kurde dhe Shite pasi ISIS i ka mposhtur në fushë-betejë, shkruan shekulli.

Pas një hetimi dyvjeçar të kuadrove amerikane që kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak, agjentët federal më në fund kanë zbuluar se Abu Hamza al-Amriki i videos është Zulfi Hoxha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test