Fotografia e shqiptarit nga Tetova që tronditi botën, si u vra nga “Tigrat e Arkanit”

Lajme

Fotografia e shqiptarit nga Tetova që tronditi botën, si u vra nga “Tigrat e Arkanit”

Më: 14 janar 2018 Në ora: 11:51
Në këtë fotografi Hajrush Ziberi lutet për jetën e tij, pasi ai kapet nga kriminelët serbë në Bosnjë në vitin 1991

Në këtë fotografi Hajrush Ziberi lutet për jetën e tij, pasi ai kapet nga kriminelët serbë në Bosnjë në vitin 1991. Ai torturohet dhe me pas vritet nga “Tigrat e Arkanit”.

Ron Havivi është një fotograf amerikan, autori i fotografive në të cilat shihet pak para vrasjes Hajrush Ziberi, shqiptari nga Tetova  që jetonte në Bijelinë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai u vra nga “Tigrat e Arkanit” në moshën 24 vjeçare. Hajrushi ishte nga fshati Laskarcë afër Shkupit, kurse në Bijelinë punonte si kamerier.

“Fotografitë që kanë bërë historinë”, kanë publikuar këtë fotografi, në të cilën shkruhet se së bashkë më të atë ditë të kobshme u vranë edhe dy miqtë e tij, Abdurrahami dhe Bejtullahu. Tre muaj para së të vritej nga kriminelët e Arkanit, Hajrushi ishte martuar me Hikmetën. Atë mëngjes, si përherë, ai ishte nisur për në punë, mirëpo nuk arriti atje.

Image

U gjet në Savë, më 4 maj të vitit 1992. U varros is N.N. (No name). Me analizat e ADN-së u identifikua në Visoko, ku me pas eshtrat u varrosën në Maqedoni më 19 shtator të vitit 2004.

Ekzistojnë dy fotografi të Hajrushit në momentin kur “Tigrat e Arkanit” e keqtrajtojnë atë në Bijelinë. Njëra është e agjensisë amerikane të lajmeve, Associated Press, kurse tjetra ku “Tigrat…” i japin ujë është bërë nga RonHaviv.

Image

“E kam takuar në xhaminë e Bijelinës. Tigrat ma treguan, më thanë si ishte shqiptar i Kosovës dhe ma treguan letërnjoftimin e tij. Pasi i vranë katër civilë, nga xhamia e nxorën Hajrushin dhe e dërguan drejt selisë së tyre. ‘Tigrat e Arkanit’ e përplasen për tokë dhe në atë moment unë e fotografova. I ngriti duart duke me shikuar dhe duke kërkuar ndihmë. Ushtarët mbanin në duar pistoleta, duke thënë se ishin të Hajrushit dhe se për këtë po e arrestonin”, ka treguar Haviv vite më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat