Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqit do të qëndrojë nesër në Kosovë.
Është planifikuar që vizitën ai ta nisë me shkuarjen te manastiri i Banjskës, ka kumtuar shërbimi i shtypit të Presidencës serbe, njofton media serbe.
Në kumtesë theksohet se para dite është planifikuar takimi i kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me zyrtarët serbë të Kosovës në Fakultetin Teknik të Universitetit paralel të Prishtinës në Mitrovicë.
Vuçiq pasdite e të shtunës do të bisedojë me qytetarë të Laplasellës në Shtëpinë e Kulturës.
Mediet më herët kanë njoftuar se Vuçiq në Mitrovicë do të vë kurorë në vendin ku është vrarë të martën Oliver Ivanoviq e ishte përmendur edhe qëndrimi i tij në Graçanicë.