Ambasadori francez: Vuçiq e di mirë – së pari marrëveshja me Kosovën, pastaj integrimi në BE

Lajme

Ambasadori francez: Vuçiq e di mirë – së pari marrëveshja me Kosovën, pastaj integrimi në BE

Më: 21 janar 2018 Në ora: 13:31
Frederik Mondoloni

Franca është mike e Serbisë, dhe miqtë ua thonë të vërteten – se nuk do të ndodh integrimi i Serbisë në Bashkimin Europian pa një marrëveshje me Kosovën.

Këtë e ka thënë ambasadori francez në Beogrrad, Frederik Mondoloni, duke porositur se duhet shfrytëzuar shansin që Ballkani gjatë gjysmës së parë të këtij viti do të jetë ndër prioritet në agjenden e BE-së.

Franca është mik i Serbisë dhe miqtë ua thonë të vërtetën. Kështu mendoj që Presidenti Vuçiq dhe Qeveria Serbe e dinë, dhe unë e di që populli serb gjithashtu e di, se nuk do të ketë integrim të Serbisë në BE pa një marrëveshje të Kosovës, tha Mondoloni.

Ai shpjegoi se stabiliteti rajonal duhet të ruhet, për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe për të përmbushur kushtet për pranim, e ky është kapitulli 35 në negociatat me BE.

Për ne, marrëveshja e Brukselit në vitin 2013 është shumë e rëndësishme, por është e nevojshme që Beogradi dhe Prishtina ta zbatajonë, tha ambasadori francez.

Është e nevojshme të shkohet deri në fund logjikës së vazhdimit të dialogut me Prishtinën, tha Mondoloni, i cili gjithashtu përshëndeti dialogun e brendshëm në Serbi për të dëgjuar pikëpamjet e të gjitha palëve në këtë temë.

E di që ishte parashikuar të ndërmerren hapa të rëndësishëm, por qëtani vrasja e neveritshme e Oliver Ivanoviqit ka ngritur shqetësime, tha Mondoloni, i cili dëshiron të vazhdojë dialogu me Prishtinën sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ky është më shumë se një kusht. Populli serb nuk duhet të zgjidhëçështjen e Kosovës për të kënaqur BE-në, por për të ardhmen e vet, për të rifituar paqen në rajon, për të prosperuar ekonomikisht, dhe që fëmijët tanë dhe fëmijët tuaj të thonë se shpirtrat e së kaluarës janë prapa nesh, vuri në dukje Mondoloni.

Do të ketë më shumë vështirësi dhe tensione, por nuk lejojmë që kthimi i së kaluarës të ndodhë në rajon, tha ai dhe vuri në dukje se Franca është e vendosur të ndihmojë Serbinë në kapërcimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat