Lëndohet në aksident ish-kryetari i Ferizajt

Lajme

Lëndohet në aksident ish-kryetari i Ferizajt

Më: 29 janar 2018 Në ora: 22:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në dalje të fshatit Rahovicë të Ferizajt janë lënduar katër persona.

Media mëson se në mesin e të lënduarve është edhe ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi.

“Në aksident ka qenë i përfshirë edhe personi qe ju po i referoheni”, tha Gashi i pyetur nëse në aksident ishte i përfshirë edhe ish-kryetari Svarqa.

Sipas zëdhënësit të Policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

“Vetura e të apostrofuarit është goditur nga njëkamionetë që po vinte nga krahu i kundërt”, tha ai.

Në këtë aksident lëndime kanë pësuar 4 persona dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

“3 nga ta janë liruar ndërsa një është duke u trajtuar ende”, tha Agim Gashi për KALLXO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat