Vata: Vetting-u në Kosovë është jetik

Lajme

Vata: Vetting-u në Kosovë është jetik

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 2 shkurt 2018 Në ora: 20:01
Ilustrim

Analisti shqiptar Ilir Vata në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’ thotë se Vettingu është i domosdoshëm për Kosovën.

Vata e sheh të arsyeshm e se sikur në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë ‘’Vettingu’’ është i pashmangshëm.

Image
Ilir Vata

'’Vetingu është proces i domosdoshëm dhe sado që politika që të mos bëhet, ai tashmë është realitet sepse do jenë vetë qytetarët e Kosovës të interesuar për të, ashtu edhe shoqëritë civile, institucionet e BE/SHBA dhe vetë mediat. Vettingu në Kosovë tashmë është jetik, si në Shqipëri

Sistemi i drejtësisë është thelbi në një shtet demokratik, apo gjeneza për të bërë një shtet ligjor, nëpërmjet pastrimit të drejtësisë fitohet një drejtësi e barabartë për të gjithë, një drejtësi e pa kapur nga politika dhe mbi të gjitha themelohet pavarësia institucionale e vetë sistemit të drejtësisë që është vetë përgjegjës për vetëkontrollin e saj. Pra pavarësia e sistemit të drejtësisë është vetë kontrolli i sistemit, pra një detyrim ligjor’’,  përfundon Vata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat