I akuzuari e pranon fajësinë për vrasjen në Deçan

Lajme

I akuzuari e pranon fajësinë për vrasjen në Deçan

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 23:22
Pamje nga seanca e gjykimit për vrasjen që ka ndodhur në Deçan më 2011

Shaip Zukaj ka pranuar fajësinë për vrasjen e Zymer Dervishajt dhe plagosjen e Adil Thaçit në vitin 2011 në Deçan.

Gjykata bëri të ditur se aktgjykimi rreth këtij rasti do të shpallet pas tre ditësh.

Pasi u lexua aktakuza nga prokurori Agim Kurmehaj, i akuzuari Shaip Zukaj ka pranuar fajësinë për dy veprat penale për të cilat akuzohej: vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

I akuzuari tha se ndjen keqardhje për rastin që kishte ndodhur në vitin 2011 në Deçan.

“Unë e ndjej veten fajtor, i kërkoj falje të sinqertë palëve të dëmtuara. Ndihem fajtor për veprimet e shkaktuara. Ia lë në vlerësim Gjykatës vendimin”, tha Shaip Zukaj gjatë seancës se shqyrtimit fillestar.

Prokurori i rastit, Agim Kurmehaj, para se i akuzuari të deklarohej rreth fajësisë, lexoi aktakuzën në bazë të së cilës, Shaip Zukaj nga fshati Beleg i Deçanit, në vitin 2011 me pushkë automatike ka vrarë Zymer Dervishajn dhe plagosur Adil Thaçin, në Tregun e Gjelbër të Deçanit.

Lajmin e plotë mund ta lexoni te Mediat Shqiptare duke klikua KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat