Adnan Merovci shpalos ditarin e tij: Ja kush ishin pjestarët e UÇK-së që udhëtuan për në Rambuje bashkë me Presidentin Rugova (Ditari)

Lajme

Adnan Merovci shpalos ditarin e tij: Ja kush ishin pjestarët e UÇK-së që udhëtuan për në Rambuje bashkë me Presidentin Rugova (Ditari)

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 11:05
Merovci dhe Rugova

Njëriu që i shkoi hap pas hapi për më shumë se një decenie Presidentit Ibrahim Rugova, ka shpalosur sot vetëm një pjesë të ditarit të tij për Konferencën e Rambujesë.

Adnan Merovci në një postim të tij në Facebook ka paralajmëruar se së shpejti do të botojë Ditarin e tij nga Konferenca e Rambujesë.

Në një faqe të ditarit botuar si fotografi, Adnan Merovci shkruan;

16.02.99, e shtune

Sot u nisëm për Paris (Rambuje). Pas presioneve që bëri G.i Kontaktit dhe Nato-ja Serbia lejoi fluturimin tonë.

Fluturuam me dy aeroplanë francezë dhe atë:

Në njërin I. Rugova, Qosja, Mehmeti, I Ajeti, A. Merovci. Pas pak na u bashkangjitën: J.Krasniqi, R.Buja, A.Syla…dhe Florim Krasniqi.

Image

Në aeroplanin tjetër ishin: F.Agani, Hyda (H.Hyseni) Edita (Tahiri) Skenda, B.Kosumi, V.Surroi , B.Shala, Dugagjin Gorani.

Takimi I parë ynë me UÇK-në ishte shumë i përzemërt. Unë insistova që në avionin tonë të jenë të UÇK-së.

Ne fluturuam n’ora 13.30. Në Paris (Aeroporti ushtarak) arritëm në 16.30.

N’ora 18 arritën në Rambuje…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat