Rrahin brutalisht gruan shtatzënë për t’ia vjedhur telefonin

Lajme

Rrahin brutalisht gruan shtatzënë për t’ia vjedhur telefonin

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:47
Tylesha Mohammed, 19 vjeçe, ishte brenda ndërtesës ku ajo banon në Bronx, kur dy femra e rrëzuan në tokë dhe filluan ta godasin.

Policia janë vënë në kërkim të dy femrave të cilat e rrahen dhe e plaçkitin një grua shtatzënë në hyrje të apartamentit të saj në New York, që u kap nga kamerat e sigurisë.

Tylesha Mohammed, 19 vjeçe, ishte brenda ndërtesës ku ajo banon në Bronx, kur dy femra e rrëzuan në tokë dhe filluan ta godasin.

“Kam kaluar nëpër situata të ndryshme, por diçka e tillë kurrë më parë nuk më ka ndodhur. Mendova se do të vdesë, i gjithë trupi filloi të më mpihej”, ka deklaruar Mohammed.

Ajo kishte arritur ta dëgjoj njërën nga sulmueset duke i thënë: “Do t’i thyej turinjtë dhe do ta vrasë beben”. Sikur kjo të mos mjaftonte, njëra prej tyre pasi e rrahu keq, ia mbylli derën në fytyrë dhe ia vodhi telefonin.

Edhe pse e godisnin në të gjitha pjesë e trupit, ajo me çdo kusht u mundua ta mbroj barkun, pasi frikësohej se vajza e saj brenda mund të pësoj lëndime.

Policia ka publikuar pamjet e sulmit dhe kanë përshkruar sulmueset si dy vajza në të 30-at, madje njëra dyshohet ta ketë emrin Tiffany. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat