Sali Berisha shpreh mirënjohjen për pritjen që qytetarët i bënë në Prishtinë

Lajme

Sali Berisha shpreh mirënjohjen për pritjen që qytetarët i bënë në Prishtinë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 22:46
Sali Berisha

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët e Kosovës për pritjen e ngrohtë që i kanë bërë në Prishtinë me rastin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë.

Ai ka postuar edhe një video duke ecur në sheshin e Prishtinës, me ovacionet që e përcollën në ato momente.

“Mirënjohje të thellë qytetarëve të Kosovës për pritjen dhe ndjenjat vëllazërore që më rezervuan në çdo hap dhe moment të qëndrimit tim në Prishtinë”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat