Deputetja e Vetëvendosjes, ka habitur me konstatimin e saj në lidhje me liberalizimin e vizave.
Sipas deputetës Fatmire Kollçaku, liberalizimi i vizave nuk pritet të ndodh shpejt dhe kosovarët po presin kot për këtë.
Kollçaku në emisionin Rubikon, ka thënë se BE-ja, nuk po i qaset Kosovës si shtet, ndërsa liberalizimin sipas saj po e presin vetëm të sëmurët që kanë nevoj për shërim jashtë vendit
“Liberalizimi i vizave nuk do të ndodh shpejt, sot liberalizimin e pret ai që është i smut e që po mendon se qysh me shku me qat vizë në BE të shërohet”, ka thënë Kollçaku, transmeton Magazina.al
Kollçaku duket se nuk i ka parë vetëm pamjet e fundit që vinë nga Ambasadat ku më mijëra qytetarë presin para dyerve të ambasadave, e shumica prej tyre janë të rinj.