Me çfarë dokumenti hyri në Kosovë, anëtari serb i Presidencës boshnjake?

Lajme

Me çfarë dokumenti hyri në Kosovë, anëtari serb i Presidencës boshnjake?

Më: 5 mars 2018 Në ora: 11:26
Ilustrim

Anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Mladen Ivanic nga Republika Srpska është duke qëndruar në Kosovë në një vizitë treditëshe. Sipas një njoftimi të Presidencës së Bosnjës, ai po vizitën kishat dhe Manastiret serbe në Kosovë.

Ivanic vizitën e ka filluar në Patrikanën e Pejës. Ndërkohë që ka vizituar edhe igumenin Sava Janjic me të cilën thuhet se ka folur “ për problemet me të cilat ballafaqohen”.

Ndërkohë që Ivanic do të shkojë edhe në Prizren për Kishën e Shën Gjergjit.

Nuk dihet se me çfarë dokumenti Ivanic ka udhëtuar në Kosovë, pasi Kosova nuk i njeh dokumentet e boshnjake si përgjigje ndaj autoriteteve të Sarajevës të cilat nuk e njohin as pavarësinë e as dokumentet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat