Epopeja e UÇK-së, Rifat Jashari injoron Thaçin dhe Haradinajn

Lajme

Epopeja e UÇK-së, Rifat Jashari injoron Thaçin dhe Haradinajn

Më: 5 mars 2018 Në ora: 12:01
Epopeja e UÇK-së

(E plotësuar) - Në paradën e FSK-së në nderë të Epopesë së UÇK-së, të mbajtur në kazermën “Adem Jashari”, pas presidentit Thaçi, fjalën e mori edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari.

E në fjalën tij, ku fillimisht iu drejtua të pranishmëve ai nuk e pëmendi fare komandatin suprem të FSK-së, presidentin Thaçi.

“Të nderuar motra dhe vëllezër, familjarë të dëhsmorëve, veteranë e familjarë të personave të zhdukur, institucione vendore e ndërkombëtare, miq e dashamirë të kësaj Epopeje të lavdishme,  I nderuari komandant i Ushtrisë së Kosovës, ushtarë e eprorë, sot jemi tubuar në 20 vjetorin t’i kujtojmë bijtë dhe bijat e mbarë kombit shqiptarë që ditën t’i kapin armët e t’i kundërvihen forcave serbe”, ka thënë Jashari.

Thaçi në Epopenë e UÇK-së: Nuk do të lejoj askënd të vë veto për formimin e ushtrisë

Forca e Sigurisë së Kosovës sot organizoi ceremoninë për manifestimin e “Epopesë së UÇK-së”, ku morën pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në fjalimin e tij duke lavdëruar FSK-në tha se transformimi i FSK-së do të bëhet me ndryshime kushtetuese ndërsa tha se nuk do të lejojë askënd që të vë veto të pakufishme.

 “Niveli i përgaditjes suaj në shumë dimensione, është më i mirë se i forcave të armatosura të rajonit. Edhe pse sot është një ditë festive ku përkujtohet krenaria dhe sakrifica për liri dhe pavarësi, nuk mund të mos e themi se marshin tuaj të ecjes përpara në transformimin profesional, nuk arriti ta përcillte politika jonë. Jam i bindur se ky hap i final i bërjes së Kosovës me Forca të Armatosura, pas një periudhe të gjatë të zhvillimit të Forcave të Sigurisë, në një partneritet të shkëlqyeshëm me SHBA-të, KFOR-in dhe NATO-në, është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, të të gjitha komuniteteve, të sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon. Ne duam dhe synojmë që Forcat e Armatosura të bëhen me ndryshime Kushtetuese, duke u bashkuar në një vend në Kuvendin e Kosovës, vullnetin politik, të të gjitha komuniteteve ,por në të njëjtën kohë nuk do të lejojë askënd të vëj veto të pakufishme pë r të drejtën tonë legjitime dhe legale“, ka thënë presidenti Thaci.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se FSK me ndryshime kushtetuese shumë shpejt do të shndërrohet në ushtri, në bashkëpunim me NATO.

“Sot ne mund të kthejmë dhe të kujtojmë me respekt rënien e komandantit Adem Jashari”, ka thënë Haradinaj.

Rifat Jashari në emër të familjes Jashari ka thënë se sot po kujtojnë të gjithë të rënët për trojet shqiptare në Kosovë.

“Ne pasardhësit e tyre e kemi të obligueshme që të ulemi të gjithë bashkë dhe ta qojmë vendin përpara”, ka thënë Jashari.

Image

Rifat Jashari: Për hir të gjakut të dëshmorëve, të bëhemi bashkë

Rifat Jashari, vëllau i komandantit Adem Jashari ka mbajtur një fjalim tejet emocionues në parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që u mbaj për nder të Epopesë së UÇK-së.

Ai tha se gjuha serbe në trojet e Kosovës më nuk do të komandohet.

“Sot përpara janë djemtë tanë, bijat tona, dhe komanda bëhet në gjuhën shqipe. Gjuha serbe në këto troje më nuk do të komandohet”, tha Rifat Jashari.

Vëllau i komandantit legjendar pati një thirrje edhe për krerët e shtetit.
Kërkoi nga ta që të bëhen bashkë dhe ta çojnë Kosovën drejt zhvillimit.

“Ne pasardhësit e kemi obligim moral e të domosdoshëm, që për hir të gjakut e luftës, të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe ta çojmë Kosovën përpara ashtu siç na ka hije”, deklaroi Rifat Jashari.

Ndryshe në këtë ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë të institucioneve dhe të korit diplomatik.

Image

Thaçi kërcenon Listën Serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka zbutur qëndrimet e tija rreth Ushtrisë. Tash thotë se transformimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do të ndodh sipas Kushtetutës së vendit. Ai këto komente i bëri në kuadër të manifestimit të përgjithshëm për “Epopenë e UÇK-së”, ku Forca e Sigurisë së Kosovës po organizon ceremoninë për manifestim në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.

Por, kreu i shtetit i cili vitin e kaluar u shpreh i bindur se Ushtria do të formohej, nëse jo përmes kushtetutës, atëherë përmes ligjit, tash ndonëse nuk jep datë, e thekson se FSK do të bëhej në koordinim me NATO-n e KFOR’in.

“Ne dëshirojmë që forcat e armatosura të transformohen me ndryshime kushtetuese. Por nuk do të lejojmë askënd që të vë veto të pafund për këtë proces”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë fjalimit të tij.

Thaçi ka thënë se është i bindur se këtë proces do ta kalojnë së bashku me KFOR-in dhe NATO-n.

Edhe pse transformimi i FSK-së ende nuk është bërë, presidenti Thaçi ka thënë se përgatitja e pjesëtarëve të saj është shumë më e përgatitur sesa e ushtrive në rajon.

Haradinaj ushtarëve të FSK-së: Shumë shpejt do merrni besimin juridik si Ushtri e Kosovës

Në ceremonin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës për “Epopenë e UCK-së”, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai u zotua se ushtarët e FSK-së, shumë shpejt do jenë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës të cilët do i shërbejnë vendit dhe gjithashtu do jenë përkrah Forcave Euroatlantike.

“Sot kur para nesh parakalojnë ushtarët e  Forcës së Kosovës, në fytyrat e tyre shëmbëllejnë fytyrat e ushtarëve të lirisë. Kjo tokë ka njohur ushtarë e ushtri të rrepta, që nga Dardanët e deri tek ushtria e komandantit legjendar. Ju që po krijoni një imazh të ri të Kosovës me shumë mund dhe sakrifica, me mbështetjen e aleatëve tanë strategjik, së shpejti do të merrni edhe besimin juridik, si Ushtri e Kosovës dhe si anëtare e NATO-së. Është e aftë të mbrojë lirinë e Kosovë dhe të gjithë qytetarëve të saj, të të gjitha komiteteve. Sot ushtarë dhe oficerë, FKS dhe të gjithë ju prezentë, ne mund të kthehemi të nderojmë të rëniet për liri, rënien  heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të betohemi për një liri të përjetshme”, ka thënë Haradinaj.

***

Në kuadër të manifestimit të përgjithshëm për “Epopenë e UÇK-së”, Forca e Sigurisë së Kosovës po organizon ceremoninë për manifestim në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në pistën e kazermës “Adem Jashari”,  do të fillojë manifestimi me rreshtimin e kuadrateve të FSK-së. Të pranishëm do të jenë udhëheqja më e lartë shtetërore, përfaqësues të institucioneve,  familja Jashari, veteranë të UÇK-ës, mysafirë të lartë, qytetarë etj.

Me këtë rast fjalime rasti do të mbajnë presidenti Hashim Thaçi, ministri  për Forcën e Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama  dhe një anëtar i familjes Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat