Një delegacion i Komisionit Evropian sot qëndron në Kosovë

Lajme

Një delegacion i Komisionit Evropian sot qëndron në Kosovë

Më: 6 mars 2018 Në ora: 07:54
Ilustrim

Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë një delegacioni nga Komisioni Evropian, i kryesuar nga Uwe Stamm, shef i Njësisë DG ECFIN.

Vizita realizohet me qëllim të vlerësimit të dokumentit të Programit për Reforma në Ekonomi (PRE) 2018-2020 të hartuar nga Institucionet e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë vizitës delegacioni evropian do të takohet me Ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe me koordinatorët e fushave të Programit për Reforma në Ekonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat