Arsyetimi i Gjykatës për dërgimin e Vali Corleones në psikiatrinë forenzike

Lajme

Arsyetimi i Gjykatës për dërgimin e Vali Corleones në psikiatrinë forenzike

Më: 7 mars 2018 Në ora: 20:12
Vali Corleone

Gjatë ditës së sotme para Gjykatës në Gjilan ka dalë Valentino Corleone për t’u përballur me dyshimet se ka kryer veprën penale ngacmim ndaj prindërve të tij.

Gjykata Themelore në Gjilan refuzoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit të Corleones në institucionin e kujdesit shëndetësor, por ndaj tij u caktua masa e ekzaminimit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Kallxo ka siguruar aktvendimin e gjykatës nëpërmjet së cilit janë shpjeguar arsyet e dërgimit të Corleones në këtë institut në kohëzgjatje prej 15 ditësh.

Arsyetimi i gjykatës për caktimin e kësaj mase mbështetet në mendimin dhe konstatimin e ekspertit psikiatër Afrim Canaj.

Eksperti Canaj, sipas aktvendimit, ka deklaruar se Corleone aktualisht është në gjendjë të rëndë emocionale,gjendje që ia bën atij të pamundur ndjekjen e seancës.

“Nga mendimi dhe konstatimi i ekspertit psikiatër Dr. Afrim Canaj, lidhur me gjendjen shëndetësore të të pandehurit Princ Valentino Corleone dhe nga vlerësimi i gjendjes aktuale mendore që i është bërë klientit menjëherë pas periudhës kur ai është arrestuar, por edhe nga përpjekjet e mëhershme për të vendosur një komunikim adekuat dhe trajtim, për fat të keq nuk është arritur pasi që i njëjti ka manifestuar probleme psikologjike”, ka arsyetuar gjykata në aktvendim.

Vendimi i gjykatës është mbështetur edhe në atë se Corleone dyshohet se ka kryer vepër penale ngacmimi ndaj familjarëve të tij, ashtu që ka shkaktuar dhunë në familje.

Por, Corleone ende nuk i ka shpëtuar plotësisht kërkesës së prokurorisë për caktimin e paraburgimit në institucionin e kujdesit shëndetësor.

Sipas gjykatës, masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës do të shërbejë me qëllim të vërtetimit të gjendjes së tij psikike, e më pas të vendoset për masën e propozuar nga Prokuroria e Shtetit.

Ndryshe, prokurori i çështjes, Shefik Mehmeti, sipas aktvendimit, në gjykatore ka deklaruar se gjendja në liri e Corleones paraqet rrezik në radhë të parë për shëndetin e tij, e po ashtu edhe për anëtarët e familjes.

Rrjedhimisht, prokuroria kishte kërkuar caktimin e paraburgimit në institucionin e kujdesit shëndetësor deri sa gjendja shëndetësore e Corleones të përmirësohet, ndonëse kjo kërkesë iu refuzua deri në marrjen e vendimit për gjendjen e tij psikike.

Mbrojtësi i të pandehurit Pincv Vlentino Corleone, avokati Nasuf Nasufi, mbështeti propozimin dhe mendimin e ekspertit psikiatrik, me arsyetimin se nënshtrimi ndaj këtij ekzaminimi do të shërbejë në të mirën e klientit të tij.

Por, vetë i pandehuri Valentino Corleone nuk është deklaruar fare në seancën e sotme.

Madje, Kallxo ka siguruar edhe kërkesën për caktimin e paraburgimit ku prokurori ka thënë se Corleone nën kërcënimin e armës ka dëbuar nga shtëpia prindërit e vet, të cilët pas atij rasti kanë pasur frikë të qëndrojnë në shtëpinë e tyre.

Mbrojtësi i të pandehurit Pincvalentino Corleone, avokati Nasuf Nasufi, mbështeti propozimin dhe mendimin e ekspertit psikiatrik, me arsyetimin se nënshtrimi i këtij ekzaminimi do të shërbejë në të mirën e klientit të tij.

Por, vet i pandehuri Princvalentino Corleone, nuk është deklaruar fare në seancën e sotme.

Corleone u arrestua nga policia në ditën e djeshme nën dyshimin se ka ngacmuar dhe kanosur prindërit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat