Vëllai i Rexhep Selimit feston me gruan: Ajo bisha për pak na shkatërroi jetën

Lajme

Vëllai i Rexhep Selimit feston me gruan: Ajo bisha për pak na shkatërroi jetën

Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:06
Ramadani me gruan

Vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, Ramadani, e ka quajtur bishë policin e Kosovës, i cili dyshohet se kishte sulmuar një zyrtar policorë.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook” ai ka thënë se tani ka filluar të qetësohet pas sulmit që ju bë.

“Një gotë verë për të ia uruar 8 Marsin gruas time, pasi që pak e morëm veten nga sulmi i asaj  bishe, që për pak na shkatërrojë jetën e që në disa media u spekulu shumë”, ka shkruar Ramadani.

Ndryshe, Selimi ishte arrestuar para disa dite nën dyshimin se e ka sulmuar një pjesëtar të Policisë së Kosovës, gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat