Daçiq: Kosova mund të tërhiqet nga dialogu në Bruksel

Lajme

Daçiq: Kosova mund të tërhiqet nga dialogu në Bruksel

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:13
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova mund të tërhiqet nga dialogu në Bruksel.

Sipas tij, shkas për këtë është moszbatimi i marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Sputnik.

“E ashtuquajtura Qeveri e Kosovës nuk po e zbaton marrëveshjen për ASK-në dhe nga kjo mund të mësohet se është vendim për t’u tërhequr nga Dialogu në Bruksel”.

Ai ka thënë se Beogradi duhet të shqyrtojë mundësinë që t’u japë fund të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat