Mitchell kërkon zbatim të marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës e Serbisë

Lajme

Mitchell kërkon zbatim të marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës e Serbisë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 12:09
Ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan, Wes Mitchell,

Ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan, Wes Mitchell, në ditën e dytë të qëndrimit në Serbi, ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit, Mitchell tha se është biseduar për Kosovën, për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal dhe se porosia kryesore është se SHBA është e interesuar për një raport partneriteti me Serbinë

Në konferencën për media, Mitchell tha se SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi të cilin e udhëheq Bashkimi Evropian dhe u ka bërë thirrje të dyja palëve që t’i përmbushin obligimet e dala nga marrëveshjet e Brukselit

Ai tha më tej se ka mundësi për avancim dhe zgjidhje të problemeve që e mbajnë Ballkanin në të kaluarën.

Sipas fjalëve të tij, “këto çështje janë normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, forcimi i sundimit të ligjit, liria e mediave dhe lufta kundër ekstremizmit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat