Presidenti Vuçiq paralajmëron: “Kosova dhe nataliteti, janë dy problemet tona më të mëdha!”

Lajme

Presidenti Vuçiq paralajmëron: “Kosova dhe nataliteti, janë dy problemet tona më të mëdha!”

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 17 mars 2018 Në ora: 08:43
Aleksander Vuçiq

Gazeta beogradase “Kurir”, në numrin e saj të sotëm, nxjerr në ballinë paralajmërimin e presidentit të Serbisë Vuçiq, të theksuar pas ceremonisë së hapjes së objektit të ri të prodhimit BizLink, në Prokuple të Sanxhakut të Nishit, dikur toka të populluara me shqiptarë, se “çështja e natalitetit dhe statusi i Kosovës, janë dy problemet tona më të mëdha!”

Gjithashtu, sipas “Kurir”-it, gjatë përurimit të këtij objekti afarist, me të cilin do të hapen 450 vende të reja pune, presidenti Vuçiq, tha: “Çdo vend pune në Toplicë për ne do të thotë jetë dhe mbijetesë! Unë do të bëj çmos për të ringjallur Toplicën”.

Në vazhdim presidenti Vuçiq, shtoi se shkalla e ulët e lindjeve dhe çështja e Kosovës, janë dy problemet më të mëdha me të cilat sot po përballet Serbia, por nuk la pa thënë se shteti i tij do të punojë për të inkurajuar sektorin privat, në mënyrë që të njerëzit ta zgjidhin problemin e papunësisë.

Në kuadër të këtij ceremoniali, presidenti Vuçiq, nuk e fsheh dot brengën e tij, për ata që përpiqen të "shpjegojnë se si Serbia është shteti mafioz me numrin më të madh të vrasjeve në histori" dhe se nga "drunjtë nuk shohin malin!".

“Do të kisha dashur të më tregojnë se ku shkruhet që Kosova e ka të drejtën e ushtrisë? Kur i pyes – heshtin! Macja e ka hëngër gjuhën. Asgjë nuk arrihet me dhunë. Pesë vjet më gënjejnë rreth formimit të Asociacionit të komunave serbe. Unë pesë vjet heshti, por tashti i them bashkësisë ndërkombëtare: “Po më gënjeni! A nuk i përmbushëm premtimet tona? Ju amerikanët ua krijuat shtetin e pavarur, po nëse nga ky stacion i preferuar, nuk mund të bisedoni ta realizoni atë që e keni nënshkruar?  Ne nuk jemi duke kundërshtuar pa arsye. Megjithatë, nga Gjykata speciale dhe krimet e UÇK-së, nuk presim asgjë, thotë me pesimizëm ta madh presidenti i mllefosur i Serbisë Vuçiq, njofton gazeta “Kurir”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat