Daçiq: Nëse Kosova do ushtri, ja çfarë duhet të bëj

Lajme

Daçiq: Nëse Kosova do ushtri, ja çfarë duhet të bëj

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:57
Mogherini, Dacic dhe Thaçi

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova nuk mund të themelojë ushtrinë e saj për shkak se këtë gjë nuk e parasheh Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244.

Daçiq, në një konferencë në Sarajevë, ka thënë se përfaqësuesit serbë në Parlamentin e Kosovës nuk do ta mbështesin këtë përpjekje të Kosovës.

“Kur flasim për ushtrinë e Kosovës, dokumentet e Këshillit të Sigurimit janë në fuqi. Nëse dikush dëshiron t’i ndryshojë, duhet të bëhet në formatin e njëjtë, në seancat e Këshillit të Sigurimit. Rezoluta 1244 ose ndonjë tjetër dokument nuk parashohin themelim të ushtrisë së Kosovës”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat