Kush është John Bolton, Këshilltari i ri i Sigurisë Kombëtare i Trump?

Lajme

Kush është John Bolton, Këshilltari i ri i Sigurisë Kombëtare i Trump?

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 25 mars 2018 Në ora: 19:39
John Bolton

Donald Trump, ka njoftuar se ish-ambasadori i OKB John Bolton, prej 9 Prillit do të shërbejë si Këshilltar i Sigurimit Kombëtar, duke zëvendësuar H.R. McMaster.
Presidenti njoftoi të enjten vonë me anë të mesazhi në Twetter, se Bolton do të zëvendësonte H.R. McMaster, duke e bërë atë këshilltarin e tretë të sigurisë kombëtare në vetëm 14 muaj presidencë, të tij.

McMaster, është i fundit i disa zyrtarëve të lartë që largohen nga Shtëpia e Bardhë, pas largimit edhe të Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson. Bolton, i cili shërbeu si ambasador i diskutueshëm në Kombet e Bashkuara nën administratën e George W. Bush, rivjen tashmë në Shtëpinë e Bardhë, në Administartën e Presidentit Trump, mbasi kjo administratë, ende duket e pa konsoliduar mirë.

Roli i ri i Bolton, thanë analistët politik amerikan do të jetë i diskutueshëm, pasi ai në mendjen e ameriaknëve, mbetet si një nxitës i çuditshëm i luftës së Irakut të vitit 2003, të cilin vetë presidenti amerikan e quajti "një gabim të madh”.

Zgjedhja e re e Presidentit Donald Trump, për postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, ambasadori John Bolton, ka nxitur reagime të forta nga ekspertët e politikës së jashtme dhe ish-diplomatët, i tha për Zërin e Amerikës, korespondetja e saj Cindy Saine, e cila solli edhe më shumë hollësi nga Departamenti i Shtetit, duke thënë se:

”Ndërsa, disa prej tyre kanë shprehur alarmin dhe të tjerët janë të kënaqur me këtë zgjedhje, ka një pajtueshmëri të gjerë se ky do të jetë ekipi më agresiv i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara i kohëve të fundit..”

Dhe kjo është më se e vertet mbasi Trump njoftoi kohët e fundit qëllimin e tij për të instaluar drejtorin e CIA-s Mike Pompeo si zëvendësim të Tillerson, duke filluar në prill, të paktën një numër këshilltarësh për presidentin që kanë lënë postet e tyre në pak më shumë se një vit.

Ndërkaq, ashtu si dhe amerikanët, natyrisht mesa duket janë dhe paksa të "shqetësuar" edhe disa shqiptarë. Pikërisht, ata që e nuk e njohin mirë Ambasadorin John Bolton, dhe nuk e dinë se përse është zgjedhur ai, por e lidhin fatkeqësisht çdo gjë me Kosovën dhe dekleratat e tij të mëparshme.

Të njëjtën gjë që Kryeministri i Shqipërisë, kujtojë për ish kandidatin republikan Donald Trump, gjoja se ai kishte bërë dekelrata kundra Kosovës, çka rezultuan "fake news" të përgatitura nga propoganda e Beogradit.

Emërimi nga Presidenti Donald Trump, të Ambasadorit John Bolton, në postin kyç të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, erdhi jo më larg se 17 Shkurti, kur shqiptarët kremtuan 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dhe në mesin e tyre, kishin Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, që jo vetem sillte mesazhin e Administratës Trump, por kishin mes tyre edhe një mik të mirë si zoti H.R. McMaster.

Mirëpo, arsyeja për t’u marrë edhe ne shqiptarët , poliitikanët, gazetarët e analistët me emrimin e Ambasadorit John Bolton, është e fare pa llogaritshme, në Washington, dhe thënë pak më thjesh në politikë duket si shumë proviciale.

Kam parasyshë këtu faktin se si Kryeministri, Edi Rama, i “entusiamuar” politikisht edhe nga nga demokratët, dhe sponsorizimi i magnatit të majtë, George Soros, ishte kundra kanidaturës, së Presidentit Trump, saqë e quajti atë në CNN, “Jo vetëm rrezik për rendin botëror, por edhe një rrezik për Shqipërinë”.

Dhe, kur Ambasadori John Bolton, një vit më parë vizitojë Tiranën, gazetar dhe analistë shumë të afërt me qeverinë dhe Edi Ramën, si TemA( Mero Baze) u morën më shumë me “Mustaqet” e Bolton, duke komentuar John Bolton, dhe kur ai ishte deklaruar në shtypin amerikan - kundër pavarësimit të Kosovës, kur ai nuk ishte më një diplomat në detyrë, por një komentues në media, e një studjues në institucionet e mendimit politik amerikan, sa sa me rëndësinë e një diplomati kalibri siç është ambasadori John Bolton.

Bolton vizitoi Shqipërinë plot një vit më parë, me rastin e festës së Nevruzit, për të festuar së bashku me opozitën e regjimit të Ajatollahëve,- Muhadixhinët që janë strehuar në Shqipëri, ashtu si këto ditë një tjetër personalitet i afërt me Presidentin Trump, Rudy Giuliani - Këshilltari për sulmet Kibernetike i kësaj administrate, shkuan në Tiranë, për të njëjtin qëllim, të paktën si është deklaruar zyrtarisht deri tani dhe çfarë dimë ne.

Nëse Bolton do të hartojë një plan që përfshin nxitjen e rrëzimit të regjimit në Iran, muxhaedinët e strehuar në Shqipëri do të jenë pa dyshim pjesë e tij. Cilat mund të jenë pasojat për Shqipërinë është vështirë ta imagjinosh. Ndoshta nuk do të ketë asnjë pasojë, po Tirana, ka më shumë arsye se Prishtina që të ndjekë me vëmendje pasojat e emërimit të tij.

“Mendoj se popujt e Europës, por edhe në SHBA, duhet të kuptojnë se nuk është më administrata e Obamas. Është një kendvështrim krejtësisht tjetër sa i takon rrezikut që përbën regjimi i Teheranit përmes programit bërthamor dhe mbështetjes që i japin terrorizmit”, tha në një intervistë në Tiranë, Ambasadori John Bolton nji vit më parë.

Ish Ambasadori i Kombeve të Bashkuara dhe tashmë zyrtari i lartë për Sigurinë Kombëtare i Presidenti Trump nga 9 Prilli ka për të qenë pjesë e Administratës së tij si diplomati që ka më shumë dijeni për situatën e rajonit dhe gjithë Ballkanit, ka deklaruar në Tiranë se:

“Në fakt është pjesë e një çështjeje më të madhe sa i takon marrëdhënieve mes Rusisë, SHBA dhe Aleancës së NATO-s. Unë kam qenë mbështetës i fuqishëm që Shqipëria të anëtarësohej në NATO, dhe më bëhet qejfi që kjo ka ndodhur. Mendoj se duhet siguruar Europën Qendrore dhe Juglindore dhe më gjerësisht në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe në Ballkan, varet nga fakti nëse do ta kuptojë apo jo Moska, që nuk do të mund të vendoset më hegjemonia ruse në këtë hapësirë. Do të jetë një kohë shumë e vështirë dhe me këtë administratë të re mbeten shumë çështje për t’u diskutuar dhe zgjidhur. Unë fuqimisht thotë ai mendoj se fundi i Luftës së Ftohtë ka shënuar një ndryshim dramatik në Europën Lindore. U ka dhënë mundësi të gjitha vendeve të Europës Lindore që të marrin pjesë në Perëndim përmes shumë dimensioneve, ekonomike dhe ushtarake.”

Ndërkohë, ai duke sqaruar qëndrimet e tij, kur ai ishte jashtë administratës dhe jo në detyr qeveritare, sidomos për Kosovën ka thënë se : “Unë mendoj se rreziku i destabilizimit mbetet dhe ka influenca të jashtme që do të donin të shfrytëzonin tensionet që ende ekzistojnë në Ballkan, që për fat të mirë nuk kanë qenë fort të dukshme vitet e fundit. Por kjo nuk do të thotë që tensione nuk ka. Nuk duhet të nënvlerësojmë situatën, edhe pse në sipërfaqje gjërat duken të qeta dhe të patrazuara, por unë jam në dijeni që ka forca të jashtme që duan të shfrytëzojnë këtë përçarje që ka ekzistuar për një kohë të gjatë në Ballkan dhe për këtë duhet të tregojmë kujdes".

Po sa duhet të shqetësohen shqiptarët në Ballkan për këtë emërim të John Bolton? dhe kush dhe pse mbjell panikun te shqiptarët, nga Tirana, nuk është e vështirë ta kuptosh, dhe ta mësoshë, kur lexonë analistë të tillë, si te gazetat e tilla, TemA, (Mero Baze), Dita, Gazeta Shqiptare, e tjer, kur ata përdorin analiza “proviciale” duke gjetur “kleçka” në deklarimet e Ambasdorit John Bolton me Kosovën, e cila është gjëja më e ndjeshme, historikisht për të shqiptarët sot.

Dhe, në anën tjeter anashkalojnë ose e shpërfytyrojnë qëllimin e vërtet sepse është zgjedhur pikërishtë tani Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Ambasadori John Bolton.

Këshilltari i ri i presidentit Trump, për Sigurinë Kombëtare, thuhet se planifikon ndryshime të mëdha të personelit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Burime të afërta me situatën i thanë broshurës së “Politikës së Jashtme” në Washington,"Politico, se John Bolton, është duke u përgatitur për të "pastruar" Shtëpinë e Bardhë, dhe për të hequr pothuajse të gjithë të emëruarit politikë të sjellë nga paraardhësi i tij, edhe në diplomaci.

"Bolton mund dhe do të “pastrojë" Shtëpinë e Bardhë", tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për “Politikën e Jashtme”. Ndërkohë, një tjetër ish-zyrtar tha se çdo zyrtar i Këshillit të Sigurimit Kombëtar i emëruar nën ish-Presidentin Obama "duhet të fillojë qysh tani paketimin e “valixhes” diplomatike."

Mbasi simbas tij është e sigurt se Bolton po planifikon të heqë dhjetëra zyrtarë aktualë, me fokus në ata që kanë qenë "të pandershëm" ndaj presidentit Trump.

Me punësimin e Boltonit, shumë kanë spekuluar se Trump është duke lëvizur në të djathtë konservatore, në çështjet e politikës së jashtme së SHBA.

Pra, këto të paktën ndoshta duken se janë edhe ngushëllimet e vetme që kanë shqiptarët përpara pikëpyetjes së madhe se çfarë ndikimi do të ketë Ambasadori John Bolton në administratën e Presidentit Trump.

Si i vetmi politikan i lartë amerikan a do ta ndryshonte ai politikën e jashtme amerikane në Ballkan, me qenë se, ai nuk bë Sekretar i Shtetit - por ra pak më poshtë në detyrë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare - duke zëvendësuar H.R. McMaster, dhe, duke e bërë atë këshilltarin e tretë të sigurisë kombëtare në vetëm 14 muaj presidencë të Presidentit Donald Trump.

Megjithatë, çdo njeri nga ne shqiptarët duhet thënë se :"Është, ende heret të komentojmë, analizojmë dhe krtikojmë ose të dimë ne shqiptarët, se çfarë zhvillimesh dhe çfarë ndikimesh kanë zgjedhje të tilla, kaq të mëdha e të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë, siç është kjo e fundit e Presidentit Donald Trump, apo të japim mend nëse do të ketë ndryshim në politikën e jashtme në Shtëpinë e Bardhë, me Kosovën e Shqipërinë, apo se cili duhet të jet president i SHBA, apo kë emron ai në Administratën e tij".

Kush është John Bolton, Këshilltari i ri i Sigurisë Kombëtare i Trump?

 Trump ka zëvendësuar HR McMaster, i cili shihej te amerikanët si një forcë moderuese, me një nga mendimtarët më agresivë në politikën e jashtme të SHBA, komenton shtypi prestigjoz amerikan.

John Bolton, Këshilltari i ardhshëm i sigurisë kombëtare, do të jetë pjesë e administratës së Donald Trump, në një moment të rrezikshëm në çështjet botërore, thonë amerikanët.

Kurse, Demokratët, dhe kundërshtarët e Presidentit Trump, e quajnë një “sirenë" famëkeqe, që mbron përdorimin e njëanshëm e të mundshëm të forcës ushtarake, të SHBA, dhe hedh poshtë diplomacinë ndërkombëtare.

Largimi i HR McMaster, i cili u vlerësua nga disa si një forcë moderuese ndaj presidentit dhe zëvendësimi i tij nga një nga mendimtarët më agresivë në botën e politikës së jashtme të SHBA, natyrisht që po përhapë “frikën" në disa nga qarqet diplomatike që administrata Trump mund të jetë gati për të marrë një kthesë dramatike “hawkish”, në politikën e jashtme, thanë analistët.

Përzierja e kësaj politike, simbas tyre vjen pasi Uashingtoni, thuhet se është duke u përgatitur për potencialin e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un mbi zhvillimin e regjimit të armëve bërthamore.

Bolton, i cili do të largohet nga posti i tij si një anëtar i lartë në Institutin amerikan të ndërmarrjeve të politikave të forta të djathta - “American Enterprise Institute”, për t'u bashkuar me Shtëpinë e Bardhë më 9 prill, ka bërë të qartë preferencën e tij për mënyrën se si SHBA, duhen të merren me Korenë e Veriut, Iranin dhe Rusinë.
Muajin e kaluar ai shkroi një kolonë të opinionit të tij për Wall Street Journal në të cilën ai shkroi :

"Është krejtësisht e ligjshme që Shtetet e Bashkuara t'i përgjigjen nevojës së tanishme që paraqiten nga armët bërthamore të Koresë së Veriut duke goditur së pari", shkroi ai.

Ish-ambasadori, qasja themelore e të cilit për diplomacinë përmblidhet në titullin e librit të tij “Dorëzimi nuk është një opsion”, ka bërë atë të “frikshëm” në rastet të ngjashëme ku ai kërkon ndërhyrje ushtarake, dhe jo shumë diplomaci.

Ai ishte i ashpër ndaj përpjekjes së Barak Obamës për t'u marrë me programin bërthamor të Teheranit përmes bisedimeve, duke shkruar në New York Times në vitin 2015 se vetëm bombardimet nga SHBA dhe Izraeli, do të nxirrnin instalimet e pasurimit të uraniumit në Iran dhe do të parandalonin katastrofën.

Megjithëse, Boltoni ka pasur një karrierë të gjatë, shpesh kontroverse në Administratën amerikane. Ai mbajti pozita të larta në administratat e Ronald Reaganit dhe të plakut George H. Bush (Xhorxh H. Bush), ku ai udhëhoqi opozitën e suksesshme të SHBA për t'u bashkuar me gjykatën penale ndërkombëtare dhe bëri një përpjekje të ashpër për të bllokuar futjen e kontrolleve më të forta globale mbi armët biologjike.

Ai erdhi në Administratën nën Presidentin George W Bush, dhe Sekretaren e Shtetit Condoleezza Rice, i cili u caktua të jetë ambasadori i SHBA në OKB në vitin 2005, kur lufta e Irakut ishte ende në flakë.

Megjithëse, për ta vënë Boltonin në “zemër” të marrëdhënieve të SHBA me Kombet e Bashkuara, athere ishte e diskutueshme, për të thënë të paktën e debatueshme, pasi ai kishte bërë përpjekje për të “maskuar" përbuzjen e tij të thellë, që kishte ai për “Qeverinë” botërore OKB.

 Vërejtja e tij e famshme për “Qeverinë” botërore OKB, ishte se ai tha "nuk ka Kombe të Bashkuara. Por, ekziston një bashkësi ndërkombëtare, në New York, që herë pas here mund të udhëhiqet nga e vetmja fuqi e vërtetë e mbetur në botë, dhe kjo është Shtetet e Bashkuara, kur t’i përshtatet interesave tona ".

Ardhja e Boltonit në sanctumin e brendshëm të presidencës Trump ka ardhur shumë kohë më parë. Michael Wolff zbuloi në llogarinë e tij të në rrjetet sociale, në Facebook, se “Shtëpisë së Bardhë,i kishte ardhë zjarri i tërbimit, se ish-këshilltari i lartë i Trump Steve Bannon, i kishte kërkuar presidentit të punësonte Boltonin”.

Dhe kështu, Trump duket se tani ka ardhur rreth asaj mënyre të të menduarit dhe të vepruarit, thonë komentatorët dhe analistët politik amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat