Adi Krasta: Tarifa në Rrugën e Kombit, i nxitur nga një falimentim financiar i shpejtë

Lajme

Adi Krasta: Tarifa në Rrugën e Kombit, i nxitur nga një falimentim financiar i shpejtë

Më: 25 mars 2018 Në ora: 23:23
Adi Krasta

Në lidhje me taksimin e “Rrugës së Kombit” ka reaguar edhe prezantuesi i njohur Adi Krasta.

Sipas tij, “vendosja e tarifes paguese per pjesen e Shqipërisë në Rrugën e Kombit është e njëanshme, e pajustifikuar, e parakohshme, e nxituar dhe e pabalancuar”.

Krasta vijon më tej duke thënë:

“Vendosja e tarifës paguese për pjesën e Shqipërisë në Rrugën e Kombit tregon se si aksion qeveritar është nxitur ose nga një falimentim financiar i shpejtë, ose nga një mendim i shemtuar e arrogant”.

Postimi i Adi Krastës në Facebook:

Vendosja e tarifes paguese per pjesen e Shqiperise ne Rrugen e Kombit eshte e njeanshme, e pajustifikuar, e parakohshme, e nxituar, e pabalancuar dhe tregon se si aksion qeveritar eshte nxitur ose nga nje falimentim financiar i shpejte, ose nga nje mendim i shemtuar e arrogant se ky veprim i pamencur dhe ne kundershtim me interesat e shqiptareve ne te dy anet e Kombit do mbetet pa ndeshkim ose pa analizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat