Thaçi ngushëllon Rusinë

Lajme

Thaçi ngushëllon Rusinë

Më: 26 mars 2018 Në ora: 09:52
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetën në qytetin Kemerovo të Rusisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi ka shkruar se ky është një lajm i tmerrshëm.

“Lajm i tmerrshmë nga Kemerovo në Rusi, ku shumë fëmijë duket se janë zhdukur në një flakë. Ngushëllime të sinqerta institucioneve dhe popullit të Rusisë. Ne jemi me familjet dhe miqtë e viktimave në këtë ditë shumë të trishtuar”, ka shkruar Thaçi.

Të paktën 53 persona kanë mbetur të vdekur nga një zjarr në një qendër tregtare në qytetin siberian të Kemerovos, ka bërë të ditur të hënën Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë.

Terrible news from #Kemerovo in #Russia where many children appeared to have perished in a blaze. Sincere condolences to the institutions and people of #Russia. Our thoughts are with victims' families and friends in this very sad day.

— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 26, 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat