Propaganda e mediave serbe: Personi që “kidnapoi” Gjuriqin është trajnuar nga amerikanët

Lajme

Propaganda e mediave serbe: Personi që “kidnapoi” Gjuriqin është trajnuar nga amerikanët

Më: 27 mars 2018 Në ora: 12:35
Ilustrim

Ka vazhduar edhe sot propaganda e mediave serbe për arrestimin e Gjuriqit në Kosovë, rast të cilin ato po vazhdojnë ta quajnë si “kidnapim dhe sjellje e dhunshme e Policisë së Kosovës”.

Telegrafi serb shkruan sot se personi që ishte në krye të operacionit për arrestimin ose siç e quajnë ata  “kidnapimin” e Gjuriqit ishte Mentor Shabani, i cili nga mediat serbe citohet se më 2014 kreu trajnimet në bazën “Adem Jashari”.

Shabani citohet se u trajnua edhe nga forcat ushtarake amerikane, konkretisht nga Garda Nacionale e IOWA-s.

Ish-shefi i qendrës së koordinimit për Kosovën në Serbi, Nebojsa Çoviq, thotë se duhet pasur kujdes të shtuar tani e tutje që ky person nëse eventualisht tenton të hyj në Serbi, të arrestohet.

“Është një person emri i të cilit duhet të ruhet në arkivat tona, nëse eventualisht ai do të tentoj të hy në Serbi”, thotë Çoviq.

Madje, mediat serbe e cilësojnë Shabanin si një njeri që udhëhoqi operacionin brutal që hodhi ”turp mbi shtetin e Serbisë.”

Ndryshe, Gjuriq u arrestua dje në Mitrovicë pasi kishte refuzuar të kërkonte leje nga autoritetet e Kosovës për hyrje në territorin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat