Thaçi kujton 19 vjetorin e masakrës së Izbicës

Lajme

Thaçi kujton 19 vjetorin e masakrës së Izbicës

Më: 28 mars 2018 Në ora: 11:14
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi në 19 vjetorin e masakrës së Izbicës ka përkujtuar të rënët e kësaj masakre, duke thënë se sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës.

“Në masakrën e Izbicës, 19 vjet më parë, u vranë mizorisht 150 qytetarë të pafajshëm nga fshatra të ndryshme të Drenicës. Në mesin e tyre kishte edhe shumë gra e fëmijë”, shkroi Thaçi, në një publikim të bërë në rrjetin cosila Facebook, përcjell KosovaPress.

Thaçi tutje u shpreh se regjimi i Milosheviqit tronditi botën demokratike.

“Ky gjenocid i regjimit serb të Millosheviqit e tronditi botën demokratike, e cila kishte nisur fushatën e bombardimeve mbi caqet serbe. Sot i kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, duke nderuar sakrificën e tyre, e cila u bë themel i lirisë sonë”, ka përfunduar ai.

Në përvjetorin e kësaj maskare ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se masakra në Izbicë është dëshmi e një historie të dhimbshme në Kosovë, të vrasjeve dhe dhunës, por njëkohësisht një përpjekje e pa ndalur dhe këmbëngulëse e popullit të Kosovës për liri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat