Kurti: Shefi i AKI-së dhe drejtori i Policisë, të dyshimtë – baballarët e tyre bashkëpunuan me policinë serbe

Lajme

Kurti: Shefi i AKI-së dhe drejtori i Policisë, të dyshimtë – baballarët e tyre bashkëpunuan me policinë serbe

Më: 30 mars 2018 Në ora: 10:10
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar arrestimin e drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut, të hënën.

Kurti ka thënë se aksioni do të duhej të ndërmerrej vite më parë, por sipas tij, përkundër se aksioni ishte i duhuri, zhvleftësohet për shkak se është skenar, siç e quajti ai, “i çiftit Thaçi-Vuçiq”.

Ai foli edhe për njerëzit e përfshirë në këtë ‘skenar’, duke thënë se i vetmi që ka mbetur jashtë dhe i painformuar për atë që ndodhi ishte kryeministri Ramush Haradinaj.

Kurti tha se drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, janë njerëz të dyshimtë, sepse, siç tha ai, ata kishin familjarë që kishin bashkëpunuar me Policinë serbe gjatë kohës së okupimit të Kosovës, përcjell Periskopi.

“Po ju e dini, babai i Shpend Maxhunit ka qenë kolaboracionist, ka bashkëpunuar me Serbinë”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat