Media kryesore zvicerane: Erdogani fut nën kthetra Kosovën

Lajme

Media kryesore zvicerane: Erdogani fut nën kthetra Kosovën

Më: 1 prill 2018 Në ora: 20:32
Media kryesore zvicerane

Në edicionin qendror të lajmeve, SFR, televizioni publik i Zvicrës, është marrë me krizën më të fundit në Kosovë, në të cilën është përfshirë lideri autokrat turk, Recep Tayyip Erdogan

Në edicionin kryesor të lajmeve, televizioni publik zviceran SFR solli një reportazh rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, respektivisht për dëbimin në mënyrë klandestine të shtetasëve turq të enjtën e kaluar.

Sipas SFR, në Ballkan po ndodhin lëvizje të mëdha gjeopolitike, ndërmjet dy fuqive me ndikim, Turqisë së Recep Tayyip Erdoganit dhe Rusisë së Vladimir Putinit. 

Loja po bëhet tejet e rrezikshme, sipas analistit Georg Häsler, kur kihet parasysh se BE është fare e pafuqi karshi këtyre ndikimeve.

Në raport u pasqyruan familjet e të dëburave dhe Hashim Thaçi, i cili mbrojti aksionin e shërbimit sekret turk, sikur të ishte i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat