Joksimoviq: Integrimi i Serbisë dhe dialogu me Kosovën, çështje të ndara

Lajme

Joksimoviq: Integrimi i Serbisë dhe dialogu me Kosovën, çështje të ndara

Më: 2 prill 2018 Në ora: 14:03
Jadranka Joksimoviq

Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Jadranka Joksimoviq ka thënë se procesi i integrimit evropian të Serbisë dhe dialogu Kosovë-Serbi janë çështje të ndara dhe shtoi se dialogu është proces paralel që duhet të jetë inkurajues, por jo i kushtëzuar.

Ajo për mediat serbe ha se me eurointegrime përmbushen dy vullnete  politike, ai i vendeve kandidate dhe Bashkimit Evropian, dhe se procesi ka rregullat dhe procedurat e veta.

Kur bëher fjalë për çështjen e Kosovën, Joksimoviq beson se ajo në një mënyrë është e lidhur me procesin e integrimit evropian, por se sipas saj  është një proces i ndarë që shkon paralel me procesin e integrimit në BE.

“Nëse do të varej vetëm nga jao rruga evropiane e Serbisë, unë mendoj se do të jetë vendimi i gabuar i BE-së,” tha ajo duke shtuar se ” Serbia demonstron një angazhim ndaj bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat