4 prilli – Dita Botërore e Vetëdijesimit ndaj Minave

Lajme

4 prilli – Dita Botërore e Vetëdijesimit ndaj Minave

Më: 4 prill 2018 Në ora: 08:13
Ilustrim

Sot, është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj minave, e që synon eliminimin e minave ekzistuese të tokës.

Kombet e Bashkuara kanë shpallur këtë ditë më 8 dhjetor të vitit 2005 dhe ajo ka nisur të shënohet për herë të parë më 4 prill, 2006.

Kjo organizatë bën thirrje për përpjekje të vazhdueshme nga shtetet, me ndihmën e OKB-së dhe organizatave përkatëse, për të ndihmuar në krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të veprimit ndaj minave, në vendet ku minat dhe mbetjet eksplozive të luftës përbëjnë rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e njerëzve.

OKB-ja vlerëson se deri në 20 mijë njerëz humbin jetën, ose gjymtohen çdo vit nga minat tokësore dhe thotë se të paktën një e pesta e viktimave janë fëmijë.             

Kombet e Bashkuara thonë se vendet më të prekura nga minat janë Angola, Kamboxha, Afganistani dhe Bosnjë-Hercegovina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat