Vulin: Haradinaj e ka filluar dëbimin e serbëve, por s’e ka përfunduar

Lajme

Vulin: Haradinaj e ka filluar dëbimin e serbëve, por s’e ka përfunduar

Më: 5 prill 2018 Në ora: 18:26
Aleksandar Vulin

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka tërhequr vërejtjen se kritika e Ramush Haradinajt për Brukselin është kërcënim për paqen e dialogun e në radhë të parë për serbët në Kosovë. Vulin me këtë rast e Haradinajn e ka quajtur terrorist.

Haradinajt kishte thënë se nëse Bashkimi Europian nuk ka kapacitet ta ndihmojë Kosovën, atëherë do të duhej që atë ta kërkonte nga të tjerët, e nëse nuk e do ndihmën nga të tjerët, për këtë duhet ta njoftojë Kosovën.

Vulin, i cili është në Moskë për aranzhime armatimi lidhur me këtë deklaratë, siç njofton media serbe ka thënë:

"Terroristi i padënuar dëshiron t’i përsërisë krimet për të cilat nuk është dënuar. Meqë Haradinaj e ka akuzuar BE-në, më intereson të di nëse BE do të thërrasë që të dy palët të përmbahen sikur që rëndom kërkon kur Prishtina e sulmon Beogradin. Haradinaj me dhunë e me thirrje për dhunë mund ta rrezikojë paqen jo vetëm në hapësirën tonë. Deklarata e tij është kërcënim për paqe dhe dialogun e Brukselit e në radhë të parë për serbët në Kosovë".

Vulin ka thënë se Haradinaj e ka filluar dëbimin e serbëve, por nuk e ka përfunduar.

"Por, derisa Serbinë e udhëheq Vuçiq dhe derisa ai është komandant suprem i Ushtrisë së Serbisë, as Haradinaj dhe askush tjetër nuk do t’i përsërisë i padënuar ndjekjen e marsit, as Shtrëngatën dhe as Shkëndijën. BE më në fund ai duhet të thotë se deri kur do të durojë kërcimin për paqe që vjen nga Kosova", ka thënë Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat