Lirohet i arrestuari në lidhje me vdekjen e punëtorit që ra nga kati i 7-të

Lajme

Lirohet i arrestuari në lidhje me vdekjen e punëtorit që ra nga kati i 7-të

Më: 7 prill 2018 Në ora: 19:15
Pallati i Drejtësisë

B.K., i dyshuari për veprën penale asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim në vendin e punës, lidhur me rastin e punëtorit që ditë më parë ra nga kati i 7- të i objektit ku punonte dhe vdiq të nesërmen, është liruar nga paraburgimi.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj B.K. ditë më parë.

Kundër këtij aktvendimi, kishte ushtruar ankesë avokati i të dyshuarit, Ilir Rama.

Pas ankesës së avokatit, Gjykata e Apelit ka ndërruar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Lajmin e plotë mundë ta lexoni te Mediat Shqiptare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat