Ky është zyrtari i AKR'së që po përflitet për ministër të Brendshëm

Lajme

Ky është zyrtari i AKR'së që po përflitet për ministër të Brendshëm

Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:15
Fatmir Matoshi

Pas largimit të Flamur Sefajt si ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Aleanca Kosova e Re po e shqyrton një emër tjetër për ta udhëhequr këtë ministri. Media mëson se Fatmir Matoshi është zyrtari që po përflitet brenda partisë së Pacollit për të marrë pozitën e ministrit në MPB.

Kjo ministri ka disa ditë që ka mbetur pa ‘zot shtëpie’, pasi Kryeministri Ramush Haradinaj e shkarkoi ditë më parë Flamur Sefajn. Krejt kjo, pas aksionit që ndodhi më gjashtë gyleninistët dhe dëbimin e tyre në shtetin turk.

Ndërkaq, Aleanca Kosova e Re, po e shqyrton mundësinë që në pozitën ku shërbeu Sefaj për disa muaj që nga formimi i Qeverisë, të emërohet Fatmir Matoshi, nënkryetar i AKR's’.

Megjithatë ende nuk dihet se kur do të ndodh edhe zyrtarisht emërimi i tij. 

Sidoqoftë që nga ngjarja me shtetasit turq të cilët u arrestuan në mënyrë misterioze, Haradinaj përveç Flamur Sefajt, largoi nga detyra edhe shefin e AKI'së, Driton Gashin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat