Infermierja që kreu dje vetëvrasje në Gjilan, është motra e këtij zv/ministri

Lajme

Infermierja që kreu dje vetëvrasje në Gjilan, është motra e këtij zv/ministri

Më: 16 prill 2018 Në ora: 18:30
Xhylie Hajdari

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, Xhylie Hajdari, u gjet e vdekur. Dyshohet se ajo bëri vetëvrasje në shtëpinë e saj. E ndjera kishte punuar si kryeinfermiere në Spitalin Regjional të Gjilanit. Bëhet e ditur se ajo është motra e Zëvendës ministrit të Infrastrukturës, Rexhep Kadriut

Policia nga rajoni i Gjilanit është duke e hetuar vdekjen e kryeinfermieres, Xhylie Hajdari. Për këtë punë tashmë janë intervistuar disa persona. Disa të tjerë pritet të intervistohen. Dyshimet e policisë që nga dje janë se e ndjera ka kryer vetëvrasje duke u varur në litar.

Viktima e moshës 51 vjeçare ka qenë motra e zëvendësministrit në ministrinë e Infrastrukturës, Rexhep Kadriut. Ky i fundit në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar për vdekjen e saj.

“Në mesin tonë familjar asnjëherë më nuk do jemi të kompletuar, sepse do të na mungosh ti motër Xhylie Kadriu – Hajdari por dashurinë, gëzimin e lumturinë qe na le ndër ne ti përgjithmonë do të jetosh në zemrat dhe shpyrtat tanë”, ka shkruar ai.

E ndjera ishte e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo me vite ka punuar si kryeinfermiere në spitalin regjional në Gjilan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat