Vuçiq: Serbia në rrezik, po asimilohemi në shqiptarë

Lajme

Vuçiq: Serbia në rrezik, po asimilohemi në shqiptarë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 15:21
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është ankuar se bashkësia ndërkombëtare po ia mban anën Kosovës dhe se Serbia është në rrezik sepse populli serb është në rrezik nga zhdukja. Në vazhdën e pretendimeve të tij se bashkësia ndërkombëtare po ia mban anën Kosovës kundër Serbisë, ai poashtu ka thënë se deklarata e personit anonim të NATO’s se Djuric nuk e ka lajmëruar vizitën e tij në Kosovë paraprakisht është një gënjeshtër.

“Qytetarët duhet të dinë se kurdo që dikush nga serbët rrahet në Kosovë, nga bashkësia ndërkombëtare bëhet thirrje për maturi të të gjithëve, dhe se sipas gjuhës e cila përdoret aty ata janë në anën e Kosovës dhe aty nuk ka kurrfarë filozofie”, ka thënë Vuçiq.

“Ne kemi aq shumë faktorë të fortë kundër Serbisë saqë duhet të luftojmë për mirëkuptim sa më të madh të disave që janë të rëndësishëm në botë. Ju mendoni se nuk do të kisha pasur më lehtë që t’iu laritem emisarëve perëndimorë, siç janë duke bërë ata. Mirëpo, ata më respektojnë sepse e përfaqësoj politikën autentike serbe por jam shumë i brengosur, sepse jemi popull në zhdukje, për çfarë  i kam lutur qytetarët të kuptojnë se atdheu është në rrezik”, ka thënë presidenti serb.

“Prejse mbahet në mend janë ndryshuar kufijtë, dikur nuk e kemi pasur as gjysmën e Beogradit në Serbi, por kemi arritur ta ruajmë korpusin kombëtar. Por, ne ngadalë po zhdukemi dhe askush nuk shqetësohet për këtë, s’ka lidhje, do të quhemi diqysh ndryshe, Haziri apo diçka të tillë”, ka shtuar ai më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat