Shtypi serb në alarm, SHBA dhe BE: Serbi, njihe Kosovën dhe s’do të fitosh asgjë!

Lajme

Shtypi serb në alarm, SHBA dhe BE: Serbi, njihe Kosovën dhe s’do të fitosh asgjë!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 15 maj 2018 Në ora: 08:02
Ilustrim

Plani bizar i fuqive perëndimore për të zgjidhur “PROBLEMIN KOSOVAR”, shkruan gazeta e përditshme e Beogradit “Informer”, në ditën e sotme, duke shtuar se Perëndimi ka përgatitur një paketë masash për vendosjen e Beogradit përpara aktit të kryer. Në qershor, misioni i EULEX-it ka të ngjarë të tërhiqet nga “krahina”. NATO mbështet "Ushtrinë e Kosovës" dhe Brukseli nuk kërkon më “Zajednicën” nga Prishtina.

Në javët e ardhshme, Serbia do të gjendet nën “presionin më të madh të fuqive perëndimore për të njohur shtetin e rremë të Kosovës”, shkruan gazeta “Informer”, duke nxjerr edhe një deklaratë të presidentit Vuçiq: “Është vështirë, por nuk ka vend për panik. Jam i shqetësuar, por jo edhe i pushtuar të flas për pasojat”.

Në vijim kjo gazetë beogradase jep detajet e strategjisë prej 11 pikave të vendeve të Kuintit: Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Italia dhe Franca, kinse për shkatërrimin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat