Jahjaga vazhdon përkushtimin në ndërtimin e shtetit

Lajme

Jahjaga vazhdon përkushtimin në ndërtimin e shtetit

Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:27
Atifete Jahjaga me studentët

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka mbajtur një ligjëratë me studentët në Tiranë, ku ka bashkëbiseduar për kohën kur ishte në krye të shtetit.

Po ashtu, ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vazhdon të jetë e përkushtime në ndërtimin e një shteti dhe shoqërie të drejtë dhe barabartë.

Postimi i plotë:

Në një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës ndava përvojën, sfidat, dhe të arriturat gjatë mandatit tim si Presidente e vendit. Theksova veçanërisht përkushtimin tim të vazhdueshëm në ndërtimin e një shteti dhe shoqërie të drejtë dhe barabartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat