Vuçiq: S’kam marrë “plan amerikan për Kosovën” - Bota Sot
Vuçiq: S’kam marrë “plan amerikan për Kosovën”

Lajme

E shtunë, 20 tetor 2018

Vuçiq: S’kam marrë “plan amerikan për Kosovën”

Më: 17 maj 2018 Në ora: 08:54
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ka pranuar kurrfarë “plani amerikan për zgjidhjen e mospajtimeve me Kosovën”, raportojnë mediat serbe.

Ai ka deklaruar se ka pranuar indikacione dhe principe, disa nga të cilat i ka quajtur të pranueshme, ndërsa të tjerat gjëra me të cilat nuk mund të pajtohet.

Duke folur nga Sofja, ku po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, ai ka theksuar se Serbia kërkon kompromis që trajton interesat e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Por ai ka shtuar se ky dakordësim do të duhej të përfshinte edhe legjitimimin e interesave të Serbisë, diçka të cilën shumë nuk e kuptojnë, sipas Vuçiq.

Presidenti serb ka mohuar të ketë pranuar ndonjë plan amerikan për zgjidhjen e mospajtimeve mes dy vendeve, pas raportimeve të mediave se Wes Mitchell, ndihmëssekretar i Shtetit për Europë dhe Euroazi tashmë ia ka dorëzuar atij kornizën e zgjidhjes.

“Askush nuk po e kërcënon Serbinë apo mua. Ka pasur presion mbi Serbinë në pesë vjetët e fundit sepse perëndimi do pavarësinë e Kosovës. Ne jo”.

“A na obligon kjo gjë? Jo. A është pozicioni jonë i lehtë? Jo. Po të kisha marrë diçka me të cilën do të mund t’i dilja popullit përpara do ta kisha bërë këtë gjë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test