Presidenti nuk sqarohet lidhur me akuzat për vrasjen e Behajdin Allaqit

Lajme

Presidenti nuk sqarohet lidhur me akuzat për vrasjen e Behajdin Allaqit

Më: 17 maj 2018 Në ora: 19:30
Hashim Thaçi dhe Behajdin Allaqi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se është mirë presidenti të jap një sqarim se çfarë din për vrasjen e Allaqit.

“Unë nuk e di se çfarë din Lladrovci edhe çfarë din Milaim Zeka. Nuk mund të them saktë, por unë mendoj se duhet të zbardhet rasti nga Prokuroria se si është vrarë, Behajdin Allaqi. Në vitin 98 është zhdukur, dihet se ka mbërri në fshatin Drenovc dhe ka qenë në kontakt me Hashim Thaçin. Pra Thaçi lë të tregon se ku ka shkuar pastaj”, thotë Aliu për “Bota sot”.

Një pyetje të tillë Aliu ia kishte bërë Thaçit edhe në seancën e Kuvendit.

“Në momentin kur u vra Behajdin Hallaqi, Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së. Ai u shpall hero por nuk i dihet varri. Thuhet se ai ishte nisur nga Drenovci me Hashim Thaçin. Nuk po kërkoj asgjë më shumë se një sqarim nga ai dhe kështu sqarohen shumë gjëra”, e kishte pyetur Aliu Thaçin.

Aliu ka komentuar edhe këtë pyetje që e kishte bërë në kuvend.

“Unë i kam kërkuar pyetje Hashim Thaçit për të na dhënë një përgjigje për të na treguar se çfarë ka ndodhur me Behajdin Allaqin. Mendoj që është dashur të bëhet publike se çfarë ka ndodhur aty. As unë nuk e di, por nëse është çështje që duhet të jepet përgjigje, duhet të jepet një përgjigje”, shtoi Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat