Mediat në Serbi: Kosova me fusnotë në Samitin e Sofjes

Lajme

Mediat në Serbi: Kosova me fusnotë në Samitin e Sofjes

Më: 17 maj 2018 Në ora: 23:36
Samiti në Sofje

Krerët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Sofjes, kanë miratuar Deklaratën dhe Aneksin në të cilën thuhet se Kosova është përmendur me fusnotë.

Në njërën pikë të Aneksit, thuhet: “Në përkrahje të luftimit të mosndëshkueshmërisë duke mbështetur Mekanizmin Ndërkombëtar të Tribunalit të Krimeve dhe Kosovës(*)”, raportojnë mediat serbe.

Shpjegimi për fusnotën është si vijon: “Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244, opinionin e MSA-së dhe Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.

“Fusnota për herë të parë është përdorur në vitin 2012 dhe të gjitha mekanizmat e Kombeve të Bashkuara në Kosovë e kanë përdorur yllin dhe fusnotën, duke iu referuar Rezolutës 1244, rrjeteve sociale dhe llojeve të tjera të komunikimit më 2016”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat