Pacolli i kërkon Paraguait ta njoh shtetin e Kosovës

Lajme

Pacolli i kërkon Paraguait ta njoh shtetin e Kosovës

Më: 19 maj 2018 Në ora: 19:24
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar përfaqësuesit e institucioneve dhe popullin e Paraguait, në 207 vjetorin e pavarësisë.

“Në emër të presidentit, Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës dëshirojë t’i përcjellë urimet më të sinqerta për udhëheqësit e Institucioneve dhe popullin e Paraguajit, përderisa ata shënojnë 207 vjetorin e Pavarësisë, duke i dëshiruar paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe mirëqenie të vazhdueshme për popullin.  

Në të njëjtën kohë, shfrytëzoj këtë rast, që t’i uroj për zgjedhjet e suksesshme të zhvilluara në muajin e kaluar. Ne, presim dhe i bëjmë thirrje përfaqësuesve të Institucioneve të Paraguait, që të reflektojnë edhe njëherë, pikërisht në përvjetorin e pavarësisë së tyre dhe të ri-shqyrtojnë njohjen e shtetit tonë, që tani ka mbushur dhjetë vite si shtet i ri, i pavarur, sovran dhe i mirintegruar në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve paqedashëse dhe demokratike. Përfaqësimi ynë diplomatik tanimë është i shtrirë në disa shtete të Amerikës Latine dhe ne jemi të përkushtuar që këtë ta bëjmë edhe me Paraguain si hap i ardhshëm drejt afrimit dhe thellimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve tanë”, ka thënë Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat