Me nderime të larta shtetërore, i jepet lamtumira e fundit policit Ridvan Kalanderi

Lajme

Me nderime të larta shtetërore, i jepet lamtumira e fundit policit Ridvan Kalanderi

Nga: I.J Më: 19 maj 2018 Në ora: 23:45
Varrimi i policit Ridvan Kalanderi

Me nderime të larta shtetërore, sot në fshatin Kosovë të Opojës, iu dha lamtumira e fundit oficerit të policisë, punëtorit të madh sportiv, Ridvan Kalanderi.

Të pranishëm në varrim ishin familjarë, miq, shokë, dashamirë, bashkë vendas, zyrtarë policor, kolegë nga sporti i mundjes etj.

Zyrtarë nga klubi i Mundjes Prizreni, bënë homazhe te varri i Ridvan Kalanderit, duke kujtuar se vepra dhe kontributi i tij nuk do të harrohen kurrë.

“Do na mungojë të gjithëve!” – shkruan klubi i Mundjes Prizreni, duke bashkangjitur disa fotografi pas ceremonisë së varrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat