Dy dëshmorë shqiptarë bëhen fytyra të pullës postare

Lajme

Dy dëshmorë shqiptarë bëhen fytyra të pullës postare

Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:09
Nazim Gafurri dhe Stak Mark Mirdita

Posta e Kosovës ka filluar prodhimin e pullave postare dedikuar dy dëshmorëve e atdhetarëve të shquar, Nazim Gafurri dhe Stak Mark Mirdita.

Sipas njoftimit të postës, Nazim Gafurri ishte një veprimtar dhe atdhetar i  madh i kombit, i  cili përmes publikimeve të tij arriti ta ndërkombëtarizojë  shkeljen e të drejtave themelore të njeriut, që iu bëheshin shqiptarëve të Kosovës nga sistemi jugosllav.

“Për t’i dalur në mbrojtje popullit, shkriu tërë dijen dhe pasurinë që kishte. Patriotizmi i tij e vuri nën shënjestrën e pushtetit, që ia organizuan atentatin e tretë vdekjeprurës, më 7 maj 1928”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër Stak Mark Mirdita rrjedh nga një familje patriotike, që lirisë së Kosoves ia dha gjashtë dëshmorë. Njihet si personalitet i hershëm dhe i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, por edhe si humanist i madh i  popullatës së varfër.

Sipas njoftimit, i cilësuar person i rrezikshëm për sistemin pushtues jugosllav, pushkatohet në vigjilje të Krishtlindjeve të vitit 1944, së bashku me shumë patriotë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat