Policia arreston të miturin për shqetësim të deputetit Milaim Zeka

Lajme

Policia arreston të miturin për shqetësim të deputetit Milaim Zeka

Më: 28 maj 2018 Në ora: 17:50
Milaim Zeka

Më 17 maj të këtij muaji, deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, është ankuar në polici për një ngacmim/shqetësim.

Rasti ka ndodhur në Rrugën “B” në Prishtinë.

Kallxo ka kontaktuar deputetin Zeka i cili tha se nuk dëshiron të flasë në lidhje me rastin, ndërsa shtoi se policia si organ kompetent është duke u marrë me rastin e tij.

Kallxo ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë, Agron Borovci i cili tha se rasti në polici është cilësuar si ngacmim.

“Më datë 17.05.2018 është raportuar një rasti nga ana e ankuesit M.Z. Rasti ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si ngacmim dhe policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë atë”, tha Borovci.

Ai shtoi se nga hetimi preliminar ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar Zeka, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti.

“Për këtë ndaj tij është shqiptuar masa administrative për kundërvajtje, përderisa për pjesën e ngacmimit policia është duke u punuar me qëllim hetimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave”, tha Borovci për Kallxo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat