Një serb i arrestuar në Poterq nën dyshimet për masakrën e vitit 1999

Lajme

Një serb i arrestuar në Poterq nën dyshimet për masakrën e vitit 1999

Më: 28 maj 2018 Në ora: 18:14
Arrestimi është bërë gjatë protestës së sotme të banorëve të Poterqit që kishin protestuar para shënimit të festës së komunitetit serb “SV Trojic”.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të komunitetit serb nën dyshimin për masakrën e 29 marsit të vitit 1999 në fshatin Poterq në Klinë.

Arrestimi është bërë gjatë protestës së sotme të banorëve të Poterqit që kishin protestuar para shënimit të festës së komunitetit serb “SV Trojic”.

“Nga protestuesit është identifikuar një person L.B. serb 1965, si i dyshuar në masakrën e 29.03.1999 në fsh.Poterq, i njëjti është shoqëruar dhe gjendet ne objektet e Policisë s Kosovës për verifikim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Policia ka njoftuar se gjatë protestimeve është lënduar një qytetar serb R.K. 1995 me banim në Serbi. Ai është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë për trajtimin mjekësor. Sipas ekipit mjekësor gjendja e tij është stabile.

Policia thotë se është duke zhvilluar hetime intensive për arrestimin e të dyshuarit i cili e ka lënduar qytetarin e lartë cekur.

Qytetarët serbë të cilët pas përfundimit të festës rreth orës 13:50 janë shpërndarë në drejtim të qytetit të Pejës nën përcjellje të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat