“Po përgatitet diçka kundër LDK-së”

Lajme

“Po përgatitet diçka kundër LDK-së”

Më: 29 maj 2018 Në ora: 23:02

Analisti politik, Faton Mehmeti, duke komentuar deklaratën e nënkryetarit të Kuvendit, tha se Haliti po paralajmëron diçka të frikshme për vendin.

 “Besoj se Xhavit Haliti po paralajmëron diçka të frikshme për vendin, mbase Gjykatën Speciale. Ose mund të ndodh që të del ndonjë individ si Nazim Bllaca, por që do të mund të akuzonte krerët e LDK-se për vrasjet e pasluftës, e gjithë kjo si mundësi që të jetë i paguar dhe përgatitur nga SHIK-u për të futur përçarje brenda kësaj partie. Pasi e ndan Lëvizjen Vetëvendosje, tani ia kanë mësyer përsëri LDK-së, e të cilët me intriga dhe shantazhe po mundohen që ta përçajnë përsëri”, është shprehur Mehmeti.

Tutje, Mehmeti thotë se Kosovën e pret një verë e nxehtë, e cila pritet të jetë vepër e Halitit dhe shokëve të tij.

“Nuk përjashtohet asnjë mundësi nga deklarata e Halitit, nga këta njerëz pritet çdo gjë, por vetëm të mira jo. Besoj se Haliti edhe vet i frikësohet Gjykatës Speciale, por para se kjo gjykatë të fillojë punën besoj se po përgatitin diçka kundër LDK-së, pasi dihet se Gjykata Speciale do merr në pyetje personat edhe për vrasjet e figurave të larta të LDK-së. Kosovën e pret një verë e nxehtë, e cila pritet të jetë vepër e Halitit dhe shokët e tij”, shtoi për gazetën “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

Kujtojmë se kanë kaluar tre vite që kur Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi i Kosovës. Kjo gjykatë do të hetojë krimet e ndodhura në Kosovë në periudhën 1998-2000. Më saktë është 3 gushti i vitit 2015, kur deputetët e parlamentit të Kosovës miratuan me shumicë votash ndryshimet kushtetuese, që kishin mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale. 82 deputetë kishin votuar pro Gjykatës, 5 ishin kundër dhe një abstenoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat