Vuçiq me fjalë të ashpra për Jeremiqin, e fajëson për Kosovën

Lajme

Vuçiq me fjalë të ashpra për Jeremiqin, e fajëson për Kosovën

Më: 30 maj 2018 Në ora: 08:31
Aleksandar Vuçiq dhe Vuk Jeremiq

Kryetari serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot në Paris se Serbia tani po lufton nga humnera për të bërë diçka për Kosovën pasi që qeveria e shkuar e kishte vulosur pavarësinë e Kosovës.

“Kështu më flet njeriu, Vuk Jeremiq i cili jo vetëm e ka vënë vulën por paraprakisht edhe e ka mbyllur zarfin e pastaj e ka vënë dyllin në zarfin e pavarësisë e Kosovës, bashkë me udhëheqjen paraprake duke insistuar me pyetjen e marrë, të papërgjegjshme dhe joserioze për Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë dhe kështu e ka vështirësuar shumë më pozicionin tonë që tani të luftojmë nga humnera në të cilën në hedhën prej nga po përpiqemi të bëjmë diçka rreth Koosvës”, citon media  të ketë thënë Vuçiq.

Vuçiq në Paris po merr pjesë në panelin”Ballkani Perëndimor: Bashkimi Europian dhe gara e superfuqive".

Në panel po merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministrja maqedonase e Mbrojtjes Radmila Shekerinska.

Sidoqoftë, në Serbi së fundmi është hapur një debat rreth pavarësisë së Kosovë, ku përfaqësues të ndryshëm po e akuzojnë njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat