Kryetari i Kuvendit të Guinea Bissau në Serbi: S’e kemi njohur Kosovën

Lajme

Kryetari i Kuvendit të Guinea Bissau në Serbi: S’e kemi njohur Kosovën

Më: 31 maj 2018 Në ora: 23:42
Cipriano Cassama nk Serbi

Këtë javë, Ministria e Jashtme e Kosovës, ka marrë rikonfirmimin e njohjes së pavarësisë nga Guinea Bissau.

Por kështu, nuk ka thënë në Beograd sot, kryetari i kuvendit të këtij shteti, shkruan Tanjug,.

“Guinesa Bissau respekton integritetin territorial të Serbisë dhe nuk pranon shpalljen e njëanshme të Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Cipriano Cassama pas një takimi në Beograd me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Cassana siç raporton mediumi serb, ka thënë: “Serbia bashkë me Kosovën dhe Metohinë si pjesë mund të llogarisin në mirëkuptimin, mbështetjen dhe solidaritetin e Guinea Bissaut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat